Sot ne Tirane, konference per integrimin

23/02/2009 08:00

Me iniciativen e Parlamentit shqiptar organizohet sot ne Tirane konferenca me teme “Karta e Adriatikut, integrimi euroatlantik dhe sfidat e sigurise ne Ballkanin Perendimor”.

Ky aktivitet do te mbledhe se bashku autoritetet me te larta te vendit, si dhe te ftuar nga selia e NATO-s e vendet qe aspirojne te jene anetare te organizates me te madhe ushtarake ne bote. Te pranishem do te jene kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, Topalli, sekretari i pergjithshem i Asamblese Parlamentare te NATO- s, David Hobs, ambasadore te akredituar ne Tirane, si dhe deputete nga Kosova e rajoni.

Behet e ditur se gjate punimeve te saj dyditore do te diskutohen sfidat e parlamenteve te vendeve
pjesemarrese, per te siguruar burimet e nevojshme qe kerkon mbrojtja, per te zbatuar reformat ushtarake, qe u mundesojne atyre te bashkeveprojne me forcat e NATO-s, te permiresojne bashkepunimin nderkufitar,
te bashkerendojne perpjekjet ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, trafikut te armeve, lendeve narkotike dhe formave te tjera te krimit ndershteteror, duke miratuar ligjet e nevojshme.

Me mbylljen e procesit te ratifikimit te Protokollit te NATO-s nga parlamentet e 26 vendeve anetare te Aleances, Shqiperia formalisht eshte anetare e Aleances, nderkohe qe ne Samitin e Strasburgut me 3 prill pritet te zyrtarizohet anetaresimi me te drejta te plota.

Top Channel