Shqiperia ka furnizuar Izraelin me arme

23/02/2009 20:05

Shqiperia eshte nje nder 20 vendet qe ka furnizuar me arme Izraelin. Te dhenat dalin nga nje raporti i “Amnesty International”, ku kritikohen si Izraeli ashtu edhe Hamasi per konfliktin ne Gaza.

Sipas raportit, gjate periudhes 2004-07 Shqiperia i ka dhene Izraelit nje sasi armesh qe kap shifren e 1.255.415 dollare.

“Keto arme jane perdorur nga Izraeli ne konfliktin e fundit me Palestinen, gjate operacionit “Plumbi i shkrire”, thote “AI”.

Vendin e pare per furnizimin me arme e mbajne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te ndjekura nga Serbia.

Ne raport, organizata per te drejtat e njeriut kritikon ashper Izraelin se perdori bombat me fosfor. Ndersa Hamas qelloi mbi civilet izraelite me raketa te precizionit te larte.

“AI” ka propozuar qe te vendoset nje embargo armesh dhe qe shitjet te ngrijne ne menyre qe armet te mos perdoren per “krime lufte”.

Top Channel