Gripi mund t’i kete ditet e numeruara pasi kohet e fundit eshte bere nje zbulim shume interesant.

Sipas te dhenave, shkencetaret kane zbuluar nje ilac qe ka fuqi te mposhte cdo lloj virusi gripal, perfshire ketu edhe te frikshmin H5N1. Grupi i shkencetareve amerikane ka krijuar ne laborator 10 antitrupa “universale”.

Ky zbulim eshte publikuar ne revisten “Nature” dhe pas testeve te kryer tek minjte, jo vetem qe ata jane mbrojtur nga cdo lloj virusi gripal, por kura i ka bere te perballojne edhe gripin e tmerrshem spanjoll qe provokoi nje tragjedi te vertete ne vitin 1918.

Antitrupat jane ne gjendje te sulmojne virusin ne bazen e “celesit” me ane te te cilit te gjithe viruset hyjne ne qeliza dhe i infektojne. Gjate gripit, keto antitrupa mund te perdoren nga njerezit e dobet ose te moshuarit. 

Top Channel