Ndoka: Poli i Lirise sjell nje realitet te ri

23/02/2009 21:45

Kryetari i PDK, Nard Ndoka ka deklaruar se fraksioni i ri politik Poli i Lirise do te sjelle per shqiptaret nje realitet te ri, ndryshe nga qeverisja aktuale, e cila sipas tij eshte nje parti e qendres se majte.

“Ka tentativa per ta asgjesuar pluralizmin politik ne Shqiperi. PD po kthehet ne nje parti e qendres se majte. Per kete eshte krijuar Poli i Lirise, permes te cilit do te kemi shume pergjegjesi per t’u ballafaquar me nje realitet te ri”, ka pohuar Ndoka.

Ai ka theksuar se qeveria e PD ka zhgenjyer shqiptaret me keqqeverisjen e saj dhe kjo sipas tij ka qene arsyeja e shkeputjes se PDK-se nga koalicioni qeverises.

“Ka pasur nje zhgenjim total nga qeveria e PS per 8 vjet, pati nje lloj shprese me ardhjen e qeverise se PD, por pati serish nje zhgenjim. PD dhe Berisha kane keqqeverisur. Ne jemi jashte koalicionit te tij”, ka nenvizuar Ndoka.

Me tej kreu i PDK-se ka kritikuar ashper kryeministrin Berisha, duke e cilesuar ate si nje njeri “pragmatist” qe mendon vetem per vete.

“Te bashkepunosh me Berishen eshte shume e veshtire. Ai eshte nje njeri pragmatist per faktin se ben vetem disa llogari aritmetike pa menduar asnje lloj strategjie per te ardhmen. Ai firmos nje marreveshje paradite dhe e prish ate pasdite”, ka shtuar Ndoka.

Top Channel