PD, Altin Como do te drejtoje degen e Gjirokastres

22/02/2009 12:25

Dega e Partise Demokratike te Gjirokastres zgjodhi kryetarin e ri te saj.

Ai do te jete Altin Como, qe eshte ne te njejten kohe edhe kryetar i Bashkise se Libohoves. Zgjedhja e kryetarit te deges se PD-se Gjirokaster ishte shtyre disa here, per te shmangur ato kandidatura, qe ne rrethin e antaresise cilesoheshin si problematike per zgjedhjet e 28 qershorit.

Keshtu ne votimin final u hoqen nga lista kandidaturat e dy vellezerve nga Lazarati, Dashamir Aliko, kryetar i komunes, dhe Paqesor Aliko. Ne liste u paraqiten Eduard Karagjozi, Spartak Drasa dhe Altin Como. Ne fund, nga 274 delegate qe moren pjese ne votim, Altin Como mori 172 vota.

Top Channel