Debati per Kinostudion

22/02/2009 21:55

Nje dite pas refuzimit te rektorit te universitetit “Marubi”, Kujtim Cashku, per te liruar ambientet brenda te shtunes, ka reaguar drejtori i “Albafilm”, Fatmir Musaj.

“Vendimi i Keshillit te Ministrave thote: Dhenie ne perdorim pa shperblim per 10 vjet te nje mjedisi te ‘Albafilm Studio’ me siperfaqe 200 metra katrore ne godinen e ish-repartit te zerit, shoqerise ‘Orafilm SH.P.K.’. Drejtuesi i ‘Orafilm’ nuk u mjaftua vetem me kete siperfaqe te dhene nga VKM-ja, por ne menyre te paligjshme pushtoi te gjithe ndertesen qe eshte edhe prone shteterore. ‘Orafilm SH.P.K’ mban ne menyre te jashteligjshme te gjithe siperfaqen e nderteses prej 1647 metra katrore pa paguar qofte edhe nje leke”, eshte shprehur Musaj.

Sipas tij, “Albafilm” nuk eshte kunder universitetit, por Cashku duhet te lidhe kontrate dhe te shlyeje detyrimet ndaj kesaj kompanie. Sipas tij, deri  me tani zenia e ketyre ambienteve dhe mosshlyerja e asnje qeraje ka shkaktuar nje dem prej 44 milione lekesh.

Top Channel