Shkoder, plagosen tre persona ne nje klub nate

21/02/2009 08:00

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne nje klub nate ne qytetin e Shkodres. Tre persona jane plagosur per shkaqe ende te panjohura.

Kastriot Mhilli eshte qelluar me arme zjarri dhe eshte transportuar menjehere ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, ndersa dy personat e tjere, Tonin Visi dhe Ndoc Mirashi, kane marre plage, si pasoje e goditjes me mjete te forta.

Ngjarja ka ndodhur oret e para te mengjesit te sotem.

Policia mberriti ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ajo ka shpallur ne kerkim pronarin e lokalit, Muharrem Shkjahu. Dyshohet se ai dhe i biri kane ushtruar dhune ndaj tre personave te plagosur.

Motivet e ngjarjes ende nuk behen te ditura.

 

Top Channel