Priste trinjake, por sjell ne jete vetem nje

21/02/2009 10:30

Jetonte prej muajsh me dy vellezerit ne barkun e se emes, por nuk ka duruar dot me dhe ka ardhur ne jete. Nje grua shtatzene ka lindur parakohe vetem njerin nga trinjaket, ndersa dy te tjeret do te qendrojne brenda saj edhe per pak kohe.

Historia e foshnjes Yaniis ka pushtuar kronikat ne shtypin francez. Ai ka shtate dite qe ka lindur, ndersa dy vellezerit akoma jo. Mjeket thone se ky eshte nje rast i rralle, i jashtezakonshem. Yannis ka qene 25 javesh dhe peshon 890 grame.

Tani ndodhet ne reanimacion ne spitalin e Rennes dhe mjeket thone se gezon shendet te mire. Nuk jepen shume detaje teknike per lindjen e tij, por hipoteza me e mundshme eshte se femija ka jetuar ne nje placente te ndare nga ajo e dy binjakeve te tjere, e cila eshte care me pare.

Pas lindjes mjeket i kane dhene gruas disa ilace per te ndaluar kontraktimet dhe per te shtyre lindjen e dy femijeve te tjere. Ne raste te tilla shtyrja nuk zgjat shume dhe mjeket jane te cuditur, pasi edhe pse kane kaluar 7 dite asgje nuk ka ndodhur.

Top Channel