Ekonomia, Bregu: Parashikim optimist nga Global Insight

21/02/2009 16:55

Qeveria shprehet me tone optimiste per ecurine e ekonomise shqiptare gjate vitit 2009.

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka cituar nje raport te Institutit Global Insight, sipas te cilit rritja ekonomike parashikohet te jete mbi 5 perqind.

“Duke komentuar raportin e Global Insight, shtypi boteror shprehet se: ‘Ne Tirane flamuri kombetar mund te valevitet i qete. Shqiperia eshte vendi me ekonomi te shendoshe e rritjen ekonomike me te madhe ne Evrope per vitin 2009’. Eshte e rendesishme per t’u theksuar se kjo rritje ekonomike e Shqiperise nuk ka ardhur  si rezultat i vleresimit te ndonje malli te rralle e specifik si nafta apo gazi ne tregun boteror, sic ka ndodhur me Turkmenistanit, por  ka ardhur  teresisht si rrjedhoje e rezultat i politikave te suksesshme ekonomike te qeverise shqiptare. E ne menyre figurative Shqiperia cilesohet si: “Nxenesi me i mire i klases ne Evrope per vitin 2009 ne fushen e rritjes ekonomike”, u shpreh Bregu.

LSI: Ekonomia, ne krize

Por per Levizjen Socialiste per Integrim, ekonomia shqiptare ndodhet ne krize dhe qeveria nuk ka asnje plan per nderhyrje.

“Levizja Socialiste per Integrim e konsideroi te papergjegjshme dhe larg realitetit qendrimin e qeverise dhe zhvillimet ekonomike. Kriza eshte nje realitet i dhimbshem dhe me pasoja shkaterrimtare. Po ashtu ajo ka prekur edhe fasonistet”, u shpreh sekretari i pergjithshem, Petrit Vasili.

Sipas tij, qeveria duhet te beje rimbursimin e menjehershem te ketyre bizneseve.

 

Top Channel