“Marubi”, Cashku: Urdheri per largim i padrejte

21/02/2009 19:55

Kujtim Cashku, rektori i akademise se filmit “Marubi”, thote se vendimi i qeverise per te lene ambjentet ku zhvillon aktivitetin kjo shkolle eshte i padrejte.

Ne nje deklarate per shtyp, Cashku jep arsyet. “Shantazhi ndaj “Marubit” buron nga kjo mendesi, qe te kujton sjelljen talebaneske ndaj nje shoqerie”, ka deklaruar Cashku.

Sipas tij, “Marubi” nuk ka kerkuar kurre te drejta pronesie mbi pronen publike, por thjesht administrimin e saj ne menyre qe askush te mos ndryshonte destinacionin e godines.

Sipas vendimit te qeverise, drejtuesit e akademise “Marubi” duhet te lironin ambjentet e shkolles brenda ores 13 te dates 21 shkurt 2009.

Top Channel