“Filomena Marturano” vjen ne sallen e TK

19/02/2009 20:30

Kryevepra e dramaturgut dhe regjisorit Italian, Eduardo De Filipo, “Filomena Marturano”, vjen per artdashesit shqiptare nga akoret me te njohur ne Teatrin Kombetar.

Ne qender te kesaj drame realiste eshte historia e nje gruaje ish prostitute. Filomena e cila vjen ne skenen shqiptare nga aktorja e mirenjohur Yllka Mujo, per 25 vjet jeton si grua pa qene e tille ne shtepine e nje naopoletani te kamur.

Pasi ka rritur ne ilegalitet tre femije me burra te ndryshem, ajo e detyron napoletanin te martohet me te, pasi sipas saj ishte ne prag te vdekjes .Ne fakt, qellimi i saj ishte t’u jepte nje mbiemer femijeve te saj. Regjisori Albert Minga sjell me kujdes ne skene kete pjese qe gjen vend edhe ne realitetin shqiptar.

“Filomena Marturano ben pjese ne fondin me te mire te dramaturgjise italiane dhe asaj boterore. Eshte nje drame sociale qe operon me vibracionet e shpirtit njerezor dhe me shpirtin e femres”, shprehet Minga.

Personazhi kryesor Filomena, ne kete drame perfaqeson femren e guximshme e plot dashuri njerezore qe ka vuajtur shume ne jete, ndonese me shume ka falur dashuri sesa ka marre prej saj. Ne rolet e tjera luajne Tinka Kurti, Arben Derhemi, Neritan Licaj, Fadil Kujofsa e mjaft aktore te rinj.

Top Channel