E perdhunojne, shtatzene nga djemte e xhaxhait

19/02/2009 08:50

Dukuria e incestit zbret nga Gramshi ne rrethin e Elbasanit. Rasti i paprecedent shenohet ne fshatin Plangarice te Komunes se Gracenit, rreth 40 kilometra
larg qytetit te Elbasanit.

Nje 18-vjecare ka mbetur shtatzene me dy djemte e xhaxhait, qe kane kryer kete akt te turpshem me dhune. Ngjarja ka ndodhur shtate muaj me pare, por vetem kur vajza nuk ka mundur me t’ua mbaje te fshehur prinderve ka zbritur ne qytet per te bere denoncimin ne Policine e Elbasanit. Sipas burimeve policore, jane shpallur ne kerkim B.Cullhaj dhe M.Cullhaj.

Sipas deponimeve te vajzes, ngjarja e kobshme ka ndodhur me 15 gusht te vitit te kaluar, kur ajo ishte
bareshe me dele ne nje shpat mali te fshatit Plangarice. Kusherinjte e pare e kane thirrur kusheriren ne
shoqerine e tyre ne nje lendine afer tufes se deleve dhe aty kane kryer aktin seksual me dhune.

Vajza, sa nga turpi aq edhe nga frika e prinderve dhe opinionit, e ka mbajtur te fshehte kete ngjarje, pa e ditur se mund te kishte mbetur shtatzene. Por tre muaj pas perdhunimit ajo i ka kerkuar nenes se saj qe ta conin ne spital, pasi ishte semure. Kane qene mjeket e spitalit gjinekologjik te Elbasanit ata qe kane faktuar shtatzenine e saj.

Pas kesaj, vajza ka shkuar ne nje qender per mbrojtjen e grave ne Elbasan, ku edhe ka treguar per perdhunimin.

Top Channel