Perfundon procesi i ratifikimit te NATO-s

18/02/2009 22:45

Nje dite pas vizites ne Shkup, presidenti i Sllovenise Danilo Tyrk se bashku me 30 biznesmene sllovene, zbriti ne Tirane. Qellimi i vizites, sipas atij vete, ishte ambicioz. Por pertej marredhenieve ekonomike, vemendja ishte perqendruar te qendrimi i tij ne lidhje me NATO-n.

“Sllovenia ka qene gjithnje ne mbeshtetje te axhendes se Shqiperise per integrimin e saj ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Vetem kohet e fundit parlamenti slloven ratifikoi protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO te cilen une sapo e nenshkrova dhe ne e mirepresim Shqiperine qe te behet anetare me te drejta te plota e NATO-s ne samitin e Strasburgut ne daten 3 prill”, eshte shprehur Tyrk.

Duke pohuar per here te pare firmosjen e dekretit, ai mohoi ne menyre te prere se anetaresimi i Shqiperise mund te vihej ne rrezik nga perpjekjet e opozites sllovene per te anuluar ratifikimet.

Presidenti Topi nuk mungoi te shpreh gezimin e tij. “Jemi krenare qe Shqiperia eshte pjese e NATO-s, anetaresimi i se ciles do te konsakrohet ne samitin e ardhshem. E informova presidentin per reformat dhe per sfidat qe kemi perpara, qe jane zgjedhjet politike. Ne kete drejtim u miratua ne kohe ligji per zgjedhjet dhe po punohet per infrastrukturen zgjedhore. Zhvillimi i zgjedhjeve sipas standardeve, do te nxirrnin Shqiperine nga tranzicioni. Zgjedhjet duhet te jene te lira dhe demokratike”, eshte shprehur Topi.

Pak minuta me vone, ne nje konference te posacme per shtyp, pefundimin e procesit te ratifikimit nga tere vendet anetare, e pershendeti edhe kryeministri.

“Ratifikimi i protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO deshmon per nje nivel te paprecedent te shoqerise se lire, ekonomise se lire te tregut. Nuk ka dyshim se ky proces do te ishte teresisht i pamundur pa mbeshtetjen e jashtezakonshme qe presidenti George Bush dhe qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes i ka dhene shqiptareve. Por nuk ka asnje medyshje se ky proces do te ishte teresisht i pamundur pa kursin dhe suksesin e reformave qe ndermori qeveria ime ne te gjitha fushat. E beri te mundur fryma e bashkepunimit luajal me opoziten dhe respekti ndaj lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi. E beri te mundur ndryshimi teresor i Shqiperise”, eshte shprehur Berisha.

Gjate paradites edhe Partia Socialiste e kishte pershendetur kete moment, duke paralajmeruar respektimin e standarteve qe kerkon anetaresimin ne NATO.

“Anetaresimi i Shqiperise ne Aleancen e Atlantikut te Veriut qe eshte nje aleance vlerash demokratike shtron perpara politikes shqiptare dhe ne vecanti perpara qeverise detyren madhore te permbushjes se standardeve, respektimin e institucioneve demokratike dhe sidomos ne periudhen parazgjedhore nje zhvillim te procesit zgjedhor nga me demokratiket qe eshte pare”, tha Kodheli.

Top Channel