BB: Projekti per bregdetin shqiptar, skandaloz

18/02/2009 09:00

Drejtuesit me te larte te Bankes Boterore pranuan se jane bere gabime serioze lidhur me nje projekt per zhvillimin e nje zone bregdetare ne Shqiperi.

Sipas tyre Banka po leviz me shpejtesi per te permiresuar procedurat dhe ndihmuar familjet ne fshatin Jale, shtepite e te cilave u prishen gjate zbatimit te projektit.

Ata thane se Banka nuk mund te lejoje qe kjo te ndodhe perseri. Ne nje komunikate per median, presidenti i Bankes Boterore, Robert Zoellick, tha se qe nga menaxhimi i projektit baze e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankes me kete projekt kane qene skandaloze.

Bordi i Bankes shqyrtoi dje nje raport dhe plan veprimi pas hetimeve te ndermarra nga nje grup i pavarur inspektimi per projektin ne Shqiperi. Hetimi rreth Projektit per Menaxhimin dhe Pastrimin e Integruar te Zones Bregdetare ishte kerkuar nga familjet qe u demtuan nga prishja e ndertesave ne Jale ne prill te vitit 2007. Raporti pranon se u bene gabime serioze ne pergatitjen dhe mbikeqyrjen e projektit, si dhe ne komunikimin me Bordin e Bankes Boterore.

Ne baze te Planit te Veprimit, do te ndermerren nje sere masash me mbeshtetjen e Bankes Boterore. Sipas Bankes, ato perfshijne rishikimin ligjor rast pas rasti te prishjeve te banesave ne zonen e projektit, caktimin e nje vezhguesi te pavarur per monitorimin e ketij procesi dhe pagimin e ndihmes juridike per rishikimin e secilit rast per te cilin jane bere ankesat. Plani parashikon gjithashtu paketa ndihmash per personat e varfer te prekur nga shkaterrimet, duke e llogaritur kete ndihme qe nga koha kur u prishen shtepite.

Bordit te Bankes do t’i raportohet pas tre muajsh lidhur me perparimin e bere. Projekti ishte miratuar me 21 qershor 2005, nje vit pasi qeveria shqiptare i kerkoi Bankes Boterore mbeshtetje per hartimin e nje kornize qe do ta lejonte vendin te zhvillonte ne menyre te qendrueshme zonen e tij bregdetare.

Top Channel