Arrestohet polici, bashkepunoi me hajdutet

18/02/2009 08:30

Nje punonjes policie i Tiranes dhe tre bashkepunetoret e tij nga Durresi dhe Elbasani kane perfunduar ne pranga.

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Policine e kryeqytetit ka ndihmuar agjentet e antikrimit ndaj prones ne Durres ne zbardhjen e vjedhjes se nje automjeti qe pati ndodhur ne diten e clirimit te atdheut, me 29 nentorin e kaluar.

Te ndaluarit jane polici Martin Arreza, si dhe bashkepunetoret Gentjan Shijaku, Artur Shijaku dhe Dorian Dedja, qe ne bashkepunim kane vjedhur nje automjet. Tre muaj pas vjedhjes eshte bere e mundur te zbardhet ngjarja dhe autoret e saj.

Automjeti u gjet ne qytetin e Tiranes dhe drejtohej nga punonjesi i policise. Nderkohe, po punohet per te dokumentuar edhe disa vjedhje te tjera automjetesh te ndodhura gjate muajve te fundit ne Durres.

 

Top Channel