Afganistan, Obama aprovon trupat shtese

18/02/2009 04:20

Presidenti amerikan Barak Obama ka aprovuar dergimin e trupave shtese ne Afganistan ne mbeshtetje te ushtarakeve qe jane tashme ne teatrin e luftes.

Njesia e re mbeshtetese do te perbehet nga 8 mije marinsa dhe 4 mije trupa te kembesorise.

“Kjo rritje eshte e nevojshme per te stabilizuar situaten e perkeqesuar ne Afganistan, i cili nuk ka marre vemendjen e duhur strategjike, drejtimin dhe rezervat qe i kerkon me emergjence”, eshte shprehur Obama ne nje deklarate per shtyp.

“Talebanet po rilindin ne Afganistan dhe Al Kaeda mbeshtet terroristet qe rrezikojne SHBA-ne nga zona e tyre e qete pergjate kufirit me Pakistanin”, shtoi ai.

Nje njesi tjeter prej 5 mije trupash do te dergohet me vone ne kete zone ne mbeshtetje te operacioneve te luftimit, duke e cuar ne 17 mije numrin e trupave shtese ne kete vend.

Top Channel