“Times”: Ja blogjet me te klikuara

18/02/2009 17:55

Sipas revistes “Time”, blogjet me te mira te vitit 2009 jane plot 27. Ne renditjen e tabloidit britanik vendin e pare e ze Talking Points Memo, faqe e krijuar ne vitin 2000.

Ky blog ka fituar edhe cmimin amerikan per gazetarine “George Polk Award”. Nderkohe, Huffington Post qe ne vitin 2008 mbante vendin e pare, zbret nje pozicion me poshte. Ky rrjet i ndertuar ne vitin 2005 nga Arianna Huffington eshte nje kanal informacioni qe perdor strukturen e blogut, duke dhene kontribute te medha ne politiken e rrjeteve.

Nje tjeter blog shume i klikuar eshte edhe Lifehacker qe mbledh keshilla dhe guida per te jetuar sa me mire eren dixhitale. Ne kete klasifikim nuk mund te mungonte MetaFilter, qe prej 10 vjetesh servir artikuj shume interesante, ndersa BoingBoing dhe Freakonomics jane perqendruar ne boten e ekonomise. Fytyrat e reja te ketij viti jane Slashfood, dedikuar rritjes se kafsheve shtepiake dhe Generacion Y.

Top Channel