Zhdukja e Hoxhes, deshmon nje punonjes i SHISH

17/02/2009 10:00

Vazhdon procesi per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Ne seancen e sotme ka deshmuar punonjesi i SHISH-it, Ilir Fenollari.

“Ne vitet 1998-99, Ziso Kristopulli u ankuar se ne 1995, punonjes te Sherbimit Informativ Kombetar,  e kishin dhunuar”, tha gjate deshmise se tij, Fenollari.

Punonjesi shtoi se pasi ishte konfirmuar se mbi Kristopullin ishte ushtruar dhune, ishte njoftuar Prokuroria dhe presidenti.

Fenollari po ashtu shtoi se nuk mbante mend nese Kristopulli kishte thene emrat e dhunuesve apo jo.

Top Channel