Holanda dhe Greqia ratifikojne NATO-n

17/02/2009 23:35

Holanda dhe Greqia ratifikuan sot protokollin anetarsimit te Shqiperise dhe Kroacise ne NATO.

Rreth ores 14 ishte senati i Holandes qe i dha voten pro protokollit, nderkohe qe pasdite ishte parlamenti grek qe me shumice votash ka bere te njejten gje.

“Pasoku” dhe “Neo Demokracia” mbrojtjen ratifikimin e protokollit, nderkohe qe komunistet votuan kunder.

Me miratimin e tij sot ne mbremje nga parlamenti grek shenohet edhe fundi i procesit te ratifikimit te protokollit nga te 26 vendet anetare te NATO-s, nje proces qe eshte mbyllur 6 muaj pasi u firmos ne Bruksel protokolli i pranimit.

Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme, tashme e vetmja pengese mbetet Sllovenia.

Parlamenti slloven e ka miratuar protokollin e anetaresimit ne NATO te Kroacise dhe Shqiperise, edhe me votat e partive kryesore te opozites.

Por presidenti i vendit nuk e ka firmosur dekretin, per shkak te kerkeses se grupeve nacionaliste per nje referendum per kete ceshtje, zyrtarisht per shkak te problemeve te vjetra kufitare, mes Sllovenise dhe Kroacise.

Top Channel