Fotot nudo, jep doreheqjen ministrja malajziane

17/02/2009 12:40

Nje ministre malajziane ka dhene doreheqjen, pas publikimit te disa fotove te saj nudo.

Fotot e ministres duke fjetur, te bera nga ish i dashuri qarkulluan me telefon celular dhe detyruan Elizabeth Wong te njoftonte mes lotesh doreheqjen gjate nje konference shtypi.

Politikania e njohur e opozites, nje nga aktivistet kryesore te te drejtave te njeriut ne Malajzi, akuzoi qeverine qe me politikat e saj te ndyra, mundesoi publikimin e fotove. Fakti se ishte femer dhe e pamartuar e kishte vene shpesh ministren ne qender te sulmeve te politikaneve meshkuj, qe nuk perkrahnin pavaresine e saj.

“Nuk me vjen turp per seksualitetin tim si grua. Nuk kam shkelur asnje ligj. U qendroj parimeve themelore te demokracise, se gjithkush ka nevoje per privaci”, tha ministrja. Wong eshte anetare e partise se Drejtesise se Popullit.  

Top Channel