Sarande, identifikohet kufoma e te riut grek

16/02/2009 19:55

Policia shqiptare ka identifikuar trupin e 28 vjecarit grek, i cili u gjet ne kufirin me Saranden mesditen e se dieles.

Gaxellos Vasilis, banor i fshatit Igumenice nuk ka patur asnje shenje dhune, pas kqyrjes qe iu be atij nga nje grup mjekoligjor, i cili u nis nga Tirana per te bere ekzaminimet e duhura ne morgun e Sarandes.

Mjeket thane se, shkaku i vdekjes mund te kete qene overdoza narkotike qe i ka shkaktuar atij vdekjen.

Sipas hetimeve te para, ai ka qene ne shoqerine e dy miqve te tij, nje me banim ne Sarande, i cili eshte ndaluar nga policia dhe nje tjeter me banim ne Igumenice, qe eshte shpallur ne kerkim.

Sipas deshmive, dy shoket e tij pasi kane perdorur lende narkotike kane dashur ta shoqerojne me kale shokun e tyre drejt shtepise, por ne momentin qe ai ka vdekur ata e kane braktisur kufomen duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Top Channel