Leternjoftimet, aplikantet ende pa karta

16/02/2009 20:55

Ndonese kane kaluar 36 dite qe nga dita kur nisi procesi i aplikimit per leternjoftimet biometrike, asnje nga aplikuesit e pare nuk eshte pajisur me kete dokument.

Ne zyrat e aplikimit prane njesive vendore gjen ne cdo moment njerez qe kane ardhur per te disaten here per te marre leternjoftimin, por qe kthehen bosh pa marre nje pergjigje.

“Presim. Kam nje muaj qe kam aplikuar”, thote nje aplikues. “Kemi ardhur disa here per te marre karten por s’jane gati”, thote nje tjeter.

Tashme edhe pergjigjet qe merren nga zyrat e aplikimit nuk jane shume te besueshme pasi deri me tani jane shkelur disa here afatet. Ne fakt leternjoftimet biometrike jane shperndare ne 11 minibashkite, por ato nuk kane nisur ende te shperndahen.

Burime prane kompanise “Sazhem” qe ben prodhimin e leternjoftimeve thone se u jane shperndare minibashkive 11 mije leternjoftime me te cilat do te pajisen aplikuesit e javes se pare.

Por ende nuk dihet ekzaktesisht se kur mund te filloje shperndarja per aplikantet, kjo sepse te njejtat burime thone se punonjeset e zyrave te aplikimit duhet te trajnohen per menyren se si te kryejne shperndarjen e kartave.

Dhe pasi te kete mbaruar trajnimi, do te hartohet nje grafik me emrat e qytetareve per diten e paraqitjes per te terhequr karten ne baze te dates se aplikimit.

Top Channel