Gripi, 30 mije te prekur

16/02/2009 20:45

Virusi i gripit ka prekur vetem ne nje muaj te pakten 30 mije persona, por kjo shifer mund te jete edhe me e larte pasi shume vete e kalojne gripin pa kerkuar ndihme mjekesore.

Por nisur nga shifrat zyrtare, specialistet e Institutit te Shendetit Publik deklarojne se jemi ne prag te nje epidemie, ndaj mjeket duhet te qendrojne te pergatitur dhe ne alarm per t’u perballur me kete gjendje.

“Ne mund te jemi ne prag epidemie. Nese shifrat ikin pak me siper ne futemi ne nje faze te nxehte”, deklaron specialisti Dritan Ulqinaku.

40 % e te prekurve nga ky virus jane femije te moshes 0 deri ne 5 vjec. Vetem gjate javes se shkuar jane regjistruar 8 mije te prekur nga ky virus.

“Si shenja karakteristike eshte temperatura dhe shenjat e tjera alternative si dhembje e muskujve, dhembje koke e te tjera. Te mos perdoret menjehere antibiotiku pasi gripi nuk kurohet me antibiotik”, shton Ulqinaku.

Numrin me te larte te te semureve deri me tani e zene qytetet si Tirana, Durresi dhe Fieri.

Top Channel