Kryengritja e Kelmendit

15/02/2009 21:55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka levizur me nje nga simbolet e kryengritjes antikomuniste per te drejtuar edhe nje here kritika te ashpra kunder Partise Socialiste dhe kryetarit te saj Edi Rama.

E ftuar ne 64-vjetorin e kryengritjes antikomuniste te Kelmendit, zonja Topalli tha se ndjente keqardhje qe drejtuesit socialiste nuk kishin kerkuar ende falje publike per krimet e regjimit komunist.

Perkujtimi i kryengritjes se Kelmendit, 64 vjet pas operacionit te sigurimit te shtetit, te drejtuar nga Mehmet Shehu dhe ku u ekzekutuan me dhjetra banore e u dogjen te gjithe shtepite, eshte shfytezuar nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, per te akuzuar Partine Socialiste se nuk eshte ndare ende nga e shkuara komuniste.

“Nuk gjejne kurajon te ndahen nga periudha e komunizmit, nuk gjejne kurajo te thone ndal ndaj atyre qe jane djegur te gjalle, u jane hequr syte, jane pushkatuar ne menyre masive”, eshte shprehur Topalli.

Ajo tha se 64 vjet me pas, Partia Demokratike po realizon endrren evropiane te shqiptareve, duke mbyllur te marten ratifikimin e protokollit te anetaresimit ne NATO.

“Me kete mbyllet i gjithe cikli i ratifikimit nga parlamentet se senatet e 26 vendeve anetare te Aleances. Kjo eshte endrra e atyre qe kane sakrifikuar ne ate kohe”, tha ajo.

Topalli, njekohesisht, nenkryetare e Partise Demokratike tha se ne mandatin e saj te dyte, kjo parti do te realizoje liberalzimin e vizave, duke iu afruar me shume anetaresimit te plote ne Bashkimin Evropian.

Top Channel