Kamboxhia, nis procesi ndaj Khmereve te Kuq

15/02/2009 11:15

Do te hapet te marten, 30 vjet pas rrezimit te regjimit te Khmerve te Kuq, procesi ndaj nje prej ideatoreve te masakres se viteve ’70 ne Kamboxhia.

Trupi gjykues do te kryesohet nga nje gjyqtar vendas dhe disa te huaj, bejne te ditur agjencite nderkombetare te lajmeve.

Te marten do te hapet debati ndaj Kaing Gech Eav, i njohur ndryshe si Duch, ish-drejtues i burgut famekeq Tuol Sleng. Ne Kamboxhia, mes vitit 1975-79, kur qeverisnin Khmeret e Kuq, humben jeten rreth dy milione persona.

Top Channel