Armepushimi, Olmert takon lideret politike

15/02/2009 09:20

Zedhenesi i Ehud Olmert ka njoftuar se sot kryeministri izraelit do te zhvilloje nje seri konsultimesh me lideret politike te shtetit lidhur me nje armepushim te mundshem me Hamas.

Sipas zedhenesit, ne takim do te marrin pjese ministri i Mbrojtjes Ehud Barak, ministrja e Jashtme Tzipi Livni dhe kreu i partise opozitare te Likudit, Benyamin Netanyahu.

Diten e djeshme Olmert deklaroi se Izraeli nuk do te pranoje asnje armepushim me Hamas ne Rripin e Gazes nese nuk do te lirohet Gilad Shalit, ushtari izraelit i rrembyer nga militantet palestineze ne qershor te 2006-es.

Top Channel