Shfrytezoi te dashuren, prangoset tutori

14/02/2009 08:30

Nje 34-vjecar nga fshati Karavasta i Lushnjes ka rene ne prangat e policise, pasi kishte shfrytezuar per prostitucion ish-te dashuren.

Aurel Perriu, i martuar dhe me femije, detyroi te dashuren te behej prostitute, por ka rene ne pranga pas 6 vjetesh. Ai rezultonte person i shpallur ne kerkim qysh nga janari i vitit 2008, nderkohe qe per nje periudhe gjashtevjecare, ai i eshte nenshtruar nje serie te gjate gjyqesh.

E dashura ka thene se gjate vitit 2002, Aurel Perriu e kishte mashtruar si fillim dhe me pas me dhune e kishte shfrytezuar si prostitute ne Itali. 34-vjecari endej sa ne nje fshat ne tjetrin, duke iu shmangur prangave dhe vuajtjes se denimit.

 

Top Channel