Piratet somaleze lirojne cisternen dhe 23 marinare

14/02/2009 11:40

Piratet somaleze liruan nje anije cisterne me nafte dhe ekuipazhin prej 23 marinaresh.

Ata ishin mbajtur peng per nje periudhe tremujore. Lajmin e ka njoftuar ministria e Jashtme koreano-jugore. “Chemstar Venus”, anije japoneze qe transportonte substanca kimike, ishte sekuestruar ne brigjet e Somalise ne mesin e muajit nentor.

Nuk behet fjale se sa para mund te jene paguar per lirimin e marinareve dhe te ngarkeses me 20 mije ton substance.
 

Top Channel