KQZ voton sot zgjedhjen e sekretarit te pergjithshem

14/02/2009 08:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet te mblidhet sot per te zgjedhur sekretarin e pergjithshem. Shtate anetaret diskutuan dje lidhur me planin orientues te punes se ketij institucioni.

Pas shume diskutimesh, u ra dakord qe te shtyhej votimi dhe te beheshin disa permiresime te rastit. Nje prej ceshtjeve te cilave iu kushtua me shume rendesi ishte ajo per grupet e numerimit te votave.

Ne planin orientues ishte propozuar qe trajnimi i komisionereve ne kete nivel te kryhet gjate dites sevotimit. Anetari i KQZ-se, Klemend Zguri, propozoi qe te mos perfshihej nje perkufizim i tille, duke e lene kete ne nje afat tjeter me para. Pas diskutimeve, nje propozim i tille u mbeshtet dhe u ra dakord qe trajnimi te behet jo me vone se dy dite para dates zyrtare te zgjedhjeve.

Pas zgjedhjes se sekretarit te pergjithshem te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, do mund te kalohet ne plotesimin e pjeses tjeter te stafit qe jane vende vakante. Me tutje do te miratohet edhe plani orientues i punes deri pas zgjedhjeve parlamentare.

 

Top Channel