Alibeaj: Ndeshkime per shtyrjen e gjyqeve

14/02/2009 08:40

Problemi me i madh per drejtesine shqiptare eshte shtyrja e gjyqeve.

Gjate analizes vjetore te Gjykates se Krimeve te Renda, ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, tha se ky problem eshte i trasheguar nder vite, por do te rregullohet me ligjin e ri te avokateve.

Ministri kerkoi qe gjykata dhe avokatet te mos jene skeptike ndaj projektligjit per avokatine, qe sipas tij, kerkon nje klime bashkepunimi dhe mirebesimi mes paleve. Ne ligjin e ri perfshihen edhe sanksionet perkatese per gjyqtaret qe shtyjne gjyqet.

Ky problem ka disa vjet qe gjen adaptim ne drejtesine shqiptare. Mjafton te permendim gjyqin ndaj Bandes se Durresit, ku gjykata numeron rreth 50 seanca qe jane shtyre per shkak te mungeses se avokateve. Ajo çfare kerkon drejtesia eshte marrja e masave ndeshkimore ndaj avokateve.

Eshte kerkuar qe, nese nje avokat mungon ne nje seance gjyqesore, atehere te gjitha shpenzimet t’i kalojne te pandehurit qe mbron.

Top Channel