Emocione te tilla si zilia i bejne keq trurit, njesoj si dhimbjet. Edhe pse eshte dicka qe nuk shfaqet por mbahet e fshehur, truri e percepton ate si cdo lloj tjeter dhimbjeje fizike.
Ne kete perfundim ka arritur Hidehiko Takahashi nga Instituti Kombetar i Shkencave Radiologjike ne Chiba, ne Japoni. Ai ka perdorur rezonancen magnetike funksionale per imazhet. Sipas tij, gjithashtu perjetohet si pervoje fizike edhe nje tjeter ndjenje edhe me e keqe se zilia: ajo e te ndjerit kenaqesi per vuajtjet e tjetrit.
Shkencetari thote se kjo ndjenje shkakton ate kenaqesi ne tru, si ne rastet kur shijon nje cokollate, seksia, apo nje droge. Kenaqesia per dhimbjen e tjetrit eshte me e madhe kur ai qe vuan eshte nje person per te cilin ndjejme zili.
I publikuar ne revisten “Science”, zbulimi i ketyre dy ndjenjave eshte i rendesishem sepse tregon sesi truri perpunon emocionet si te ishin sensancione fizike te dhimbjes apo kenaqesise.
Top Channel