Sot publikohen listat e votuesve ne bashki e komuna

13/02/2009 08:10

Sot publikohen listat e zgjedhesve ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit.

Lajmi eshte bere publik nga kryeministri Sali Berisha ne takimin me prefektet. Kreu i qeverise ka urdheruar shperndarjen e menjehershme te listave te zgjedhesve ne te gjitha bashkite dhe komunat, duke vendosur prefektet si monitorues te ketij procesi.

Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile ka publikuar shifren totale te popullsise se Shqiperise, e cila shkon ne 4,249,942 shtetas, ku vetem 3,133,248 persona do te
mund te votojne ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Lista e zgjedhesve per cdo njesi eshte e grupuar sipas qendrave te votimit. Per shkak te levizjeve te kryera ndermjet njesive rezulton nje numer total prej 88 mije zgjedhesish pa nje numer te sakte qendre votimi.

 

Top Channel