Kodheli: Shqiperia ne rrugen e duhur, fale PS-se

12/02/2009 22:20

Zedhenesja e Partise Socialiste, Mimi Kodheli ka deklaruar se fakti qe ne sondazhin e “Zogby”-t thuhet se Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur, ka te beje me bashkepunimin qe ka bere PS-ja me partine ne pushtet.

“Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur, anetaresimi ne NATO dhe integrimi ne BE ka te beje me politikat qe jane filluar nga Partia Socialiste. Shqiperia po ecen ne rrugen e duhur, por jo me kete qeverisje. Po ecet ne rrugen e duhur fale bashkepunimit qe ka bere PS-ja ne reformat e medha me PD-ne”, eshte shprehur Kodheli ne “Top Story”.

Krejt tjeter ka qene qendrimi i perfaqesuesit te PD-se, Gjergj Bojaxhi, sipas te cilit rezultati i sondazhit eshte nje vleresim i punes se qeverise.

“Kjo eshte nje vleresim i punes se qeverise. Ky shtet po ecen ne rrugen e duhur se ka nje qeveri qe po e con ne rrugen e duhur”, theksoi Bojaxhi.

Top Channel