Arrestohet per rryshfet prokurori

11/02/2009 19:30

Nje prokuror eshte akuzuar nga koleget e tij pas rryshfetit qe i kishte marre nje te burgosuri per t’iu ulur denimi ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku punonte si gjyqtare bashkeshortja e tij.

Operacioni i koduar “Ndermjetesimi”, ka cuar ne arrest shtepie per Aleksander Plepin, 35 vjec, prokuror ne prokurorine e Tiranes, si edhe dy shtetas nga Vlora, Arben Veliko e Panajot Dhiamandi.

Gjate pergjimeve te prokurorise doli se, dy vlonjatet me ane te prokurorit Plepi ndermjetesonin per uljen e denimit te Besnik Brrakes, i cili gjykohet per trafik droge, shfrytezim prostitucioni dhe trafik armesh, nga pese gjyqtare te Krimeve te Renda qe kryesohen nga Marsela Balili, e cila eshte edhe bashkeshortja e prokurorit.

Gjyqtarja Balili eshte edhe gjyqtarja kryesore e disa prej proceseve me te rendesishme ne Gjkykaten e Krimeve te Renda, mes te cilave edhe banda e Lushnjes.

“Arben Veliko dhe Panajot Dhiamandi kane ndermjetesuar ndaj prokurorit Plepi per te ulur denimin e te pandehurit Besnik Braka”, ka deklaruar zedhenesi i policise, Klodian Branko.

Braka eshte i njohur si nje personazh i botes se krimit dhe kerkonte ulje denimi te dy apo tre viteve burg kundrejt nje shifre prej 50 milione lekesh.

Top Channel