Aksident ne Tirane-Durres

10/02/2009 01:20

Nje aksident i rende automobilistik ka ndodhur ne autostraden Tirane-Durres ne afersi te Sukthit rreth ores 21:30.

Drejtuesi i nje kamioni trajler me traga te Durresit ka humbur kontrollin per shkak te shpejtesise se madhe duke bere qe kamioni te devijoje dhe te perplaset me trafik-ndaresen duke demtuar rreth 30 metra te saj.

Drejtuesi i automjetit mesohet se eshte jashte rrezikut per jeten, por automjeti i tij ka pesuar deme te medha. Policia rrugore ka mberritur menjehere ne vendngjarje dhe po kryhen hetimet e nevojshme.

Fale nderhyrjes se policise eshte bere i mundur zhbllokimi i rruges dhe po punohet per vendosjen e trafikndaresit te demtuar.

Top Channel