Bakojanis takon Ramen, flet per zgjedhjet

09/02/2009 17:30

Mesohet se ceshtja e zgjedhjeve te qershorit dhe permbushja e standarteve te tyre ishte ne qender te bisedes mes ministres se jashtme greke Dora Bakojanis dhe kreut te opozites, Edi Rama.

Burime zyrtare nga OSBE konfirmojne se zonja Bakojanis eshte  shprehur se Shqiperia nuk mund t’i lejoje vetes qe kesaj radhe te mos zhvilloje zgjedhje te lira e te ndershme.

Per dy prej ceshtjeve te ngritura nga opozita, kryesuesja e radhes e OSBE-se  tha se regjistri nuk duhet te kete dublikime dhe se cdo shqiptar qe nuk ka pasaporte duhet te pajiset me leternjoftimet biometrike.

Problematiken e zgjedhjeve zonja Bakojanis e diskutoi edhe ne nje takim me partite e tjera parlamentare, te cilat u ulen ne nje tryeze te perbashket, pavaresisht ngjyrimeve te tyre politike.

Pervec zgjedhjeve, Ligji i Lustracionit eshte prekur serish nga kryesuesja e radhes e OSBE-se, e cila ka siguruar forcat politike shqiptare qe e kundershtojne ligjin, se OSBE-ja do te vazhdoje te ushtroje presion mbi qeverine per te gjetur nje zgjidhje ligjore.

Top Channel