Nena e tetenjakeve: Doja familje te madhe

06/02/2009 10:50

Gruaja nga Kalifornia qe pak dite me pare solli ne jete tete femije, ka shpjeguar ne nje interviste per NBC deshiren per te pasur nje familje te madhe.

Nadya Suleman ka treguar se kerkonte te harronte vetmine qe kishte ndier, pasi ishte rritur femije i vetem. 33-vjecarja thote se prej 7 vjetesh ishte perpjekur te kishte femije dhe kishte arritur te mbeste shtatzene me farezim artificial.

“Endrra ime ka qene te kisha nje familje te madhe”, eshte shprehur Nadya. Sipas nenes se saj, edhe gjashte femijet e tjere te gruas kane ardhur ne jete me spermen e te njejtit dhurues.

Top Channel