Afganistan, Italia edhe 800 trupa te tjere

06/02/2009 21:40

Italia do te dergoje ne Afganistan edhe 800 trupa te tjera, duke u bere anetari i pare i NATO-s qe i pergjigjet pozitivisht kerkeses se Barack Obama per te perforcuar luften ndaj talebaneve.

Keshtu shkruan ne faqen e saj te internetit gazeta britanike “The Guardian”, e cila iu referohet disa diplomateve evropiane, sipas te cileve qeveria italiane mund te heqe edhe afatet e vendosura per qendrimin e trupave, te vendosura kryesisht ne Herat dhe zona te tjera.

Nderkohe, nga ana e autoriteteve italiane nuk ka ardhur asnje konfirmim por as edhe nje mohim mbi lajmin.

Top Channel