SHBA vleresojne aftesite e komandove

05/02/2009 20:25

Demonstrimi ishte pjese e nje raundi te dyte trajnimi te ketyre forcave nga ushtarake amerikane. Demonstrimi shenoi perfundimin e ciklit te dyte te ketij trainimi te financuar nga ushtria amerikane.

Zevendesambasadori nxiti trupat komando qe te shfrytezojne me se miri asistencen dhe trainimin ne menyre qe te kontribuojne denjesisht qe Shqiperia te meritoje plotesisht antaresimin ne NATO.

“Kam pare stervitjen, ishte shume e bukur dhe ju duhet te jeni krenare. Jam i sigurt se komandanti eshte krenar per punen e bere. Ne shpresojme te vazhdojme bashkepunimin”, ka deklaruar Kristina.

Komandot demonstruan taktika te ballafaqimit me turmat apo prita, perfshire manovrat me materiale luftarake. Nderkohe, raundi i dyte i trainimit u perqendrua tek aftesite themelore si taktikat ne njesi te vogla, shenjestrimi dhe trainimi fizik.

Top Channel