Paketa 800 miliarde, senati zbut nenin problematik

05/02/2009 09:15

Senati amerikan votoi per te zbutur nje klauzole te planit ekonomik te shpetimit, e cila detyronte kompanite qe do te merrnin ndihme, ta blinin lenden e pare vetem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Me friken se nje klauzole e tille mund te shpallte “luften tregtare” dhe pas shqetesimeve te shprehuara nga Kanadaja dhe Bashkimi Europian, senati miratoi nje amendament. Ne baze te tij, dispozitat e ligjit duhet te perputhen me marreveshjet nderkombetare tregtare me BE dhe Kanadane.

Republikanet ishin zeri me i ashper qe kritikoi klauzolen brenda SHBA-se. Me tej edhe presidenti Obama ra dakord se duhej hequr dore nga ajo qe ai e quajti imazh proteksionist. 

Top Channel