Kartat, Nishani: Ne shkurt aplikimi ne gjithe vendin

05/02/2009 21:25

Ministri i Brendshem Bujar Nishani deklaroi afatet sipas te cilave do te filloje aplikimi per pasaportat e reje ne te gjithe vendin.

Sipas tij, deri ne 15 shkurt do te kete nisur pune ne te gjitha bashkite, dhe ne fund te muajit ne te gjitha komunat e vendit. 

Keto deklarime zoti Nishani i beri mbreme, gjate nje debati ne emisionin « Top Story »,  pikerisht per ceshtjen e leternjoftimeve te reja

“Ceshtja e kartave eshte shume e rendesishme dhe u perket te gjitheve. Do te thosha qe realizimi i ketij premtimi dhe projekti nga ana e qeverise eshte nje arritje qe do vleresuar dhe besoj se qytetaret kane dhene nje vleresim maksimal me pjesemarrjen ne proces”, ka deklaruar Nishani ne emisionin “Top Story” ne TCH.

Sipas tij, procesi per hartimin e dizajnit te leternjoftimeve eshte bere ne konsultim me institucione nderkombetare, te cilat kane dhene asistencen e tyre.

“Per procesin e dizajnit te leternjoftimit elektronik dhe pasaportes biometrike u mor asistenca e profesionisteve me te mire. Ka pasur konsultime dhe reflektimeve te dy institucioneve te rendesishme si Drejtoria e Kartave te Identitetit me seli ne Hage dhe sekretariati i pergjithshem i INTERPOL-it me seli ne Lion, qe dhane asistencen e tyre derisa u arrit ne printimin e ketyre dokumenteve”, ka pohuar Nishani.

Ministri i Brendshem ka theksuar se vemendje i eshte kushtuar edhe procesit te konkurences, duke nenvizuar se u be nje perzgjedhje mes 7 kompanive.

“Ishte nje proces qe kerkon transparence per konkurencen. Pasi u arrit te ofroheshin oferta nga 7 konsorciume, perfshire ate fitues, iu kushtua nje kujdes i vecante kostos. Ky proces sot jo vetem qe ka nisur aplikimin, por edhe prodhimin me te gjitha kapacitetet e ofruara nga koncesionari”, ka nenvizuar Nishani.

Ai e ka vleresuar procesin e pajisjes se qytetareve me karta edhe si nje domosdoshmeri per procesin zgjedhor te qershorit dhe ka theksuar se qeveria mori parasysh edhe kerkesat e opozites.

“Gjithashtu, jemi prane zgjedhjeve dhe nje problem per to ka qene gjithmone mjeti i identifikimit. Por procesi i pajisjes me leternjoftim filloi dhe pas disa propozimeve te opozites, u vendos qe procesi te pezullohet per qytetaret qe kane pasaporta dhe te punohet per ata qytetare qe nuk kane pasaporta”, ka nenvizuar Nishani.

Ministri ka shtuar me tej se nga mesi i muajit shkurt do te filloje procesi i aplikimit ne qytetet kryesore te vendit dhe se ne fillim te prillit ai do te shtrihet edhe ne komunat me te largeta.

Top Channel