Kartat, Gjiknuri: U anashkalua Kodi Zgjedhor

05/02/2009 21:50

Nensekretari per ceshtjet ligjore ne PS, Damian Gjiknuri ka akuzuar qeverine se ka anashkaluar Kodin Zgjedhor ne procesin e pajisjes se qytetareve me karta identiteti.

“Anashkaluat Kodin Zgjedhor, qe eshte i vetmi qe lejon pajisjen e qytetareve me karta identiteti. Gjithashtu, realisht ne terren po aplikojne dy kategorite e shtetasve, nuk po behet selektimi i personave pa pasaporte”, i eshte drejtuar Gjiknuri ministrit Nishani ne emisionin “Top Story”.

Juristi ka akuzuar gjithashtu qeverine se po zhvat shqiptaret me cmimin e vendosur per leternjoftimet dhe pasaportat biometrike.

“Ju po iu shisni shqiptareve nje teknologji te cilen po e paguajne shtrenjte. Kontrata qe ju zgjodhet mbase nuk ishte zgjedhja me e mire nga pikepamja ekonomike”, ka deklaruar Gjiknuri, duke shtuar se procesi eshte i manget edhe nga ana ligjore.

Top Channel