Irak, Al Maliki fitues i zgjedhjeve

05/02/2009 22:45

Rezultatet paraprake te zgjedhjeve lokale ne Irak tregojne se blloku i kryesuar nga kryeministri Nuri al Maliki eshte fituesi i zgjedhjeve lokale.

Koalicioni i tij “Shteti ligjor” fitoi bindshem si ne kryeqytetin Bagdad ashtu ne qytetin me te madh jugor, Basra dhe doli si grupi me i madh ne te gjitha provincat me shumice shiite ne jug te Irakut.

Vezhguesit ia faturojne kete triumf te Al Malikit dhe partise se tij faktit qe e vuri theksin me shume ne linjen nacionaliste sesa ne ate fetare.

Ende priten rezultatet nga pjese te tjera te Irakut. Ne qytetin verior te Mosulit, nje fraksioni sunit arriti te dale perpara grupeve kurde ne keto zgjedhje, duke vendosur nje ekuiliber politik ne kete zone ku sunitet pergjithesisht i kane bojkotuar zgjedhjet e meparshme.

Komisioni Zgjedhor ne Irak thote se po heton disa pretendime te paleve per parregullsi ne zgjedhje dhe se rezultatet paraprake mund te ndryshojne ne varesi te ketyre ankimimeve.

Top Channel