" /> ">

Shtyhet me nje jave nisja e anijes “Discovery”

04/02/2009 12:20

Shtyhet nisja ne hapesire e anijes kozmike “Discovery”. Leshimi ishte parashikuar te behej ne 12 shkurt, por NASA ka njoftuar shtyrjen me nje jave te misionit.

Anija do te mberrije ne stacionin hapesinor nderkombetar Alpha me nje ekuipazh te ri, pjese e te cilit eshte edhe nje astronaute japoneze.

Ne stacion do te dergohet seti i fundit i paneleve diellore, per instalimin e te cilave jane parashikuar kater dalje ne hapesire.

Top Channel