Saviano: Nuk do ta rishkruaja “Gomorra”-n

04/02/2009 17:51

“Gomorra”-n nuk do ta rishkruaja, nuk mundem me, nuk kam me asnje simpati per kete liber. Per mua situata eshte perkeqesuar. Gjithcka ka shperthyer”.

Me keto fjale shkrimtari Roberto Saviano, gjate nje interviste per “Euronews” ka mohuar librin qe e beri te famshem jo vetem ne Itali, por dhe qe e detyroi te jetoje i mbrojtur per shkak te kercenimeve nga mafia napoletane.

“Ajo qe me mban gjalle eshte vemendja ndaj meje. Por e di shume mire qe do te me bejne t’ua paguaj. Po perpiqem te kuptoj si, kur dhe perse. Ata nuk do te godasin kur ka shume vemendje, por do te perpiqen me te gjitha menyrat te me shkaterrojne dhe delegjitimojne”, ka pohuar Saviano.

Top Channel