Pezullohet projekti i privatizimit te urgjences

04/02/2009 08:15

Privatizimi i urgjences, reforma qe do te kryhej ne sistemin e emergjencave nuk eshte me ne listen e puneve te Ministrise se Shendetesise.

Projekti per restaurimin e sherbimit te urgjencave ne vendin tone tashme eshte pezulluar dhe nuk eshte perfshire ne asnje nga planet e investimeve per dhenie me koncesion.

Lajmi eshte konfirmuar nga Ministria e Shendetesise, nga Zyra e Investimeve. Sipas argumentit te dhene, deri tani asnje strategji, projekt apo draft nuk eshte paraqitur zyrtarisht. Madje, as procedurat e perfolura te
procesit te tenderimit as kriteret qe duhet te permbushnin firmat e interesuara nuk jane te percaktuara ne asnje shkrese zyrtare.

Sipas zyres se  investimeve ne ministri, reforma ne kete sektor do te behet ne nje menyre tjeter, ku rol shume te rendesishem do te zere edhe fakti qe tashme Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor eshte financuesi i madh i shendetesise.

Top Channel