France, nena gjen dy djemte pas 10 vjetesh kerkimi

03/02/2009 16:45

Nje nene ka arritur te gjeje pas 10 vjetesh dy djemte e saj, qe mbaheshin te fshehur nga i ati, edhe pse kujdestaria e tyre i ishte besuar gruas.

52-vjecari francez kishte mundur te fshihej duke jetuar me identitet te rreme ne nje pyll bashke me dy femijet, tani 18 dhe 17-vjecare. Djemte jane njohur fale disa fotove qe kishte shperndare e ema, ndersa i ati eshte arrestuar.

Ai nuk i conte femijet ne shkolle nga frika se zbulohej dhe ata merreshin me pune te vogla bujqesie. I ati u kishte thene se ishin braktisur nga e ema, e cila prej vitesh kishte shperndare fotot e djemve ne te gjithe Francen.

Babai i djemve shpjegoi se kishte nderruar disa here shtepi dhe identitet.

Top Channel