Deshton votimi i buxhetit te Tiranes

03/02/2009 22:25

Deshton per te treten here votimi i projektbuxhetit te Bashkise se Tiranes. Kryetari i Keshillit Bashkiak i LSI-se, Sokol Dervishaj e shpalli te pavlefshem votimin e projektbuxhetin pas nje debati te ashper per shkak te numerimit te votave. 

Gjate votimit, me keshilltaret socialiste u bashkua edhe ai i LZHK-se, gje qe e bente te mundur kalimin e projektbuxhetit, por mosvotimi i votave kunder dhe abstenimeve, shkaktoi debate dhe ne fund kryetari i Keshillit Bashkiak e konsideroi te pavlefshme dhe deklaroi se do te therriste nje seance tjeter per votimin.

Kryetari i Bashkise, Edi Rama foli gjate para keshilltareve duke mbrojtur projektbuxhetin per investimet e reja ne kryeqytet.

Rama iu pergjigj nje per nje te gjitha kontestimeve qe kishte ngritur LSI-ja pas votimit te fundit ku u rrezua miratimi i projektbuxhetit.

Edi Rama permendi te gjitha objektet qe, sipas tij, ishin investuar gjate vitit 2008 dhe nuk ishin perfshire per financim ne projektbuxhetin e vitit 2009.

Rama kerkoi qe keshilltaret te shikojne me saktesi projektbuxhetin, pasi, sipas tij, nuk ka objekte te rifinancuara serish ne buxhetin e vitin 2009, ashtu sic pretendon LSI-ja.

Kryetarja e grupit te keshilltareve te LSI-se, Monika Kryemadhi e cila vazhdoi te argumentoje se ne buxhetin e vitit 2009 parashikohen shpenzime per objekte te ndertuara apo rikonstruktuara edhe gjate vitit 2008, iu referua projektit per ndertimin e apartamenteve sociale si dhe ndertimin e disa rrugeve te cilat, sipas saj, jane peruruar nje here.

“Jemi pro votimit te buxhetit me ndryshimet e LSI-se. Kerkojme uljen e shpenzimeve te administrates”, tha Kryemadhi.

Kryetari i grupit te keshilltareve demokrate, Ferdinand Poni gjithashtu kerkoi detaje te projekteve qe bashkia ka parashikuar te financoje per vitin 2009.

Keshilltaret demokrate dhe te LSI-se bene propozime per nje buxhet alternativ, duke sugjeruar ndryshimin e disa zerave, qe kishin te benin me reduktimin e shpenzimeve per administraten dhe rritjen e buxhetit per infrastrukturen.

Por keshilltaret socialiste dhe kryetari i Bashkise, Edi Rama hodhi poshte cdo mundesi qe te votohej nje projekt tjeter vec atij te propozuar nga bashkia. “Nuk pranojme asnje ndryshim”, theksoi Rama.

Ai iu drejtua keshilltareve qe nese e rrezonin serish do te ishin ata pergjegjes para qytetareve te Tiranes, duke bere te qarte se nje buxhet alternativ me votat e PD-se dhe LSI, do te ishte i papranueshem.

Top Channel