Salianji: Ligji per hidrokarburet shkel Kushtetuten

02/02/2009 22:20

Avokati i Shoqates se Importuesve te Hidrokarbureve, Eridian Salianji ka deklaruar se ligji i qeverise i cili parashikon skemen per shitjen e naftes D2 nga shoqeria “Armo” tek operatoret e tjere te tregut eshte ne kundershtim me kushtetuten e vendit.

Sipas tij, kjo nisme ligjore bie ndesh edhe me Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te nenshkruar midis Tiranes zyrtare dhe Brukselit.

“Ne kete ligj ka kufizim te tregtise se hidrokarbureve”, eshte shprehur Salinjiani ne emisionin “Shqip” ne Top Channel.

“Ligji ka shkelur haptasi parimet themelore te konkurences se lire dhe bie ndesh me MSA-ne”, shtoi ai.

Sipas avokatit, nepermjet ketij ligji mundesohet krijimi i nje monopoli ne treg per shperndarjen e naftes D2.

Nderkohe presidenti i Shoqates se Importuesve te Hidrokarbureve, Luigj Aliaj kerkoi nga qeveria barazimin e operatoreve ne treg per shperndarjen e ketij lloji hidrokarburi.

“Ne kemi propozuar qe qeveria te na veje ne kushte te barabarta konkurence dhe te barazoje operatoret ne treg”, theksoi Aliaj.

Top Channel