Procesi i Kasharit, pergjysmohen ndeshkimet

02/02/2009 15:00

Si rralle ndonjehere, Gjykata e Tiranes ka vleresuar gjate dhenies se denimit per 7 te pandehurit e dosjes “Kashari”, si rrethana lehtesuese moshen, gjendjen ekonomike, familjen, gjendjen shendetesore dhe faktin qe ata kane qene te padenuar me pare.

Perkunder pretences se dhene nga prokurori, Armand Gurakuqi, gjykata ka dhene gati sa gjysma e kesaj mase per secilin per nje sere akuzash qe Task Force ua adreson atyre per abuzmin me  rreth 18 hektare toke ne Kashar.

Ish-kryepleq dhe ish-kryetare te komunes te Kasharit, si dhe kusherinj te tyre, u shpallen fajtore nga Gjykata e Tiranes se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane  falsifikuar dokumenta ne 34 raste, shperdoruar detyren, kane kryer korrupsion pasiv, mashtruar duke shkaktuar pasoja te renda, si dhe pastruar produkte te vepres penale.

Te shtate te pandehurit e dosjes Kashari kane degjuar ne heshtje vendimin e gjykatesit Sokol Tona, qe u dha atyre denimin ne total me 28 vjet burg dhe  22 milione leke gjobe, ndersa prokukuri kishte kerkuar per ta 55 vjet burg e 49 milione leke gjobe.

Per ish-kryetarin e komunes, Alfred Sula, paraardhesi i tij per vitet 2004-2007 Faik Fejzo, ish-kryetari i te njejtes komunes pergjate 2000-2003, Naim Karaj dhe bashkepunetoreve te tyre rendon akuza e skandalit te trojeve duke tjetersuar apo perfituar rreth 18 hektare toke.

Gjykimi i tyre u be me procedure te shkurtuar ashtu sikurse te akuzuarit kerkuan nderkohe qe tre nga te pandehurit Naim Karaj, Ismail Bakalli dhe Ruhi Valizi, gjyqi do te vijoje i shkeputur sepse ishin vete ata qe refuzuan gjykimin e shkurtuar. Gjate dhenies se vendimit i cili zgjati perrreth dy ore gjykatesi Sokol Tona lexoi secilen nga akuzat dhe provat e depozituara nga prokuria, nderkohe qe asnjeri nga te pandehurit qe gjendeshin ne kafaz nuk ka folur mbi ate cfare gjykatesi e konsideroi edhe si konflikt te shkaktuar mes banoreve nga tjetersimi i pronesise se tokes.

Top Channel